Mërgimtari nga Gjermania erdhi për të investuar, por i ndalohet qasja

Mërgimtari nga Gjermania, Rexhep Veseli, erdhi në Kosovë për të investuar, por u has në disa pengesa, pasi në pronën e tij i ndalohet qarkullimi. Ai u shpreh se ka 5 vjet që ka blerë një pronë nga një serb në fshatin Reçak të Shtimes.

Atij nuk po i lejohet ta shfrytëzojë pronën e tij, për shkak të banorëve përreth.

Thuhet se ata ia kanë bllokuar pronën e përbashkët, duke i pamundësuar atij të bëjë një rrugë për qarkullim.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu Veseli thotë se ndonëse jeton në Gjermani, aty ka planifikuar ta bëjë një serrë dhe t’i angazhojë disa punëtorë, shkruan koha.net.

Rifat Imeri është njëri nga banorët që nuk po e lejon Veselin të ketë qasje në pronë të tij.

Gjithashtu ai nuk ka dashur të prononcohet, por ka pranuar që prona nuk është e tij, duke shtuar që e ka në plan ta blejë atë dhe se është duke e shfrytëzuar aktualisht atë pjesë të parcelës.

Përderisa rasti tash e dy vjet është ende duke u trajtuar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, përcjell albinfo.ch.