Qytetarët e Kosovës pjesën më të madhe të buxhetit të ekonomive familjare e shpenzojnë për ushqim dhe banim .
Sipas të dhënave të Agjecisë së Statistikave të Kosovës, qytetarët shpenzojnë 40 përqind për ushqim dhe 29 përqind për banim, nga konsumi i përgjithshëm.
Ndërsa pjesa tjetër ku kosovarët shpenzojnë më së shumti janë shpenzimet për transport, veshmbathje, alkool, duhan dhe mobilje.
“Pasojnë shpenzimet për transport dhe veshmbathje nga 5 përqind, për alkool dhe duhan si dhe për mobiliet nga 4 përqind.”, thuhet në raportin “Rezultatet e Ekonomisë së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2017” të Agjencisë së statistikave të Kosovës./Buletini Ekonomik/