Kosovarët shpenzojnë 359 euro apo 5 përqind të buxhetit të përgjithshëm të ekonomive familjare për veshmbathje.
Të dhënat në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thonë se ka pasur rritje të vazhdueshme të shpenzimeve të veshmbathjeve.
“Në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, në vendbanime urbane ka pasur rritje rreth 5 përqind, dhe në ato rurale rritjerreth 4 përqind.”, thuhet në raportin “Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2017”./Buletini Ekonomik/