Sistemi i shitjes së biletave jashtë funksionit edhe sot

Sistemi që menaxhohet nga ”tiks.app” ishte paraparë të niste punën e shitjeve të biletave për ndeshjen ndaj Anglisë dje nga ora 16:00, por problemet e shumta nuk e lejuan një gjë të tillë.

Sot në momentin e kyqjes në faqe pas hyrjes në sistem shfaqet një njoftim në gjuhën shqipe dhe angleze se sajti ka probleme teknike ndërkohë që nuk bëhet e ditur se kur do të funksionalizohet faqja dhe rrejdhimisht kur të interesuarit e shumtë mund të aplikojnë për blerjen e biletave, përcjell lajmi.net.

Kompania e kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dje u mundonte të arsyetonte dështimin me shitjen e biletave, duke reaguar herë pas herë në rrjetet sociale.

Reklama e sponzorizuar

Por kjo nuk e fshiu aspak mllefin e qytetarëve që nuk arritën të siguronin biletë, e që ishin një shumicë goxha e madhe.