Sot fillon zbatimi i vendimit për shtrenjtimin e çmimeve në sigurimin e veturave

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rritjen e çmimit të sigurimit për vetura nga sot do të fillojë të zbatohet.

Buletini Ekonomik përmes burimeve të sigurta mëson se kompanitë e sigurimeve do të fillojnë së zbatuari tarifat me rritje prej 30 për qind, sa edhe janë rritur çmimet TPL.

BQK-ja vendosi t’i rrisë çmimet përmes shkallës së inflacionit në Kosovë nga viti 2002 deri më 2018.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë kundër këtij vendimi pritet që me datën 23 të mbahet një protestë para zyreve të BQK-së. /Buletini Ekonomik/