Ministria e Behgjet Pacollit blen rroba afër 1 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, ka shpenzuar afër 1 mijë euro për rroba për t’iu përmbajtur protokollit zyrtar të shtetit.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, sqarohet se nënshkrimi i kontratës për furnizim me rroba zyrtare është bërë më 21 nëntor të këtij viti, shkruan Sinajli.

Aty thuhet se për furnizim të rrobave zyrtare për t’iu përmbajtur protokollit shtetëror janë shpenzuar 1 mijë 975 euro për kompaninë “Lucioano” e cila ka fituar këtë tender.

Reklama e sponzorizuar