Mjekët specialistë fitojnë një pagë të lartë në Gjermani.
Portali Online i karrierave “Gehalt.de” analizoi një sasi të madhe të të dhënave për pagat e punëtorëve në Gjermani gjatë vitit të kaluar, për të zbuluar se cilat punë paguhen më shumë.
Sipas këtij studimi, mjekët janë ndër më të paguarit.
Gjithashtu edhe ata që punojnë në sektorin bankar paguhen mjaft shumë.
10 punët më të paguara më së miri:
- Mjek me përvojë – 115,317 €
- Specialist i bashkimeve dhe blerjeve – 99,635 €
- Menaxher i fondit – 83,641 €
- Specialist mjekësor – 80,722 €
- Menaxher i llogarisë – 75,671 €
- Menaxher i shitjeve regjionale – 74,528 €
- Profesionist i biznesit që merret me matjen dhe menaxhimin e rrezikut – 71,042 €
- Menaxhimi i shitjeve – 67,699 €
- Tregtar i sigurisë – 64,784 €
- Zhvilluesi i afarizmit – 62,551 €