Demokracia Studentore ka kërkuar shkarkimin e ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pasi sulmoi fizikisht një gazetar.
Përmes një komunikate për media, Demokracia Studentore ka paralajmëruar protesta nëse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, nuk e shkarkon atë.
“Ne studentët shprehim shqetësim të thellë për aktin e goditjes brutale të gazetarit Ensar Ramadani dhe apelojmë autoritetet e drejtësisë që ta arrestojnë ministrin Shala dhe njëkohësisht kërkojmë nga kryeministri i vendit që ta shkarkojë këtë ministër. Ne e konsiderojmë këtë akt të rëndë dhe si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë, ekzaktësisht ndaj demokracisë, goditja direkte e një punonjësi aktiv të medias është një zhvillim trishtues dhe alarm kërcënues për demokracinë”, thuhet në njoftimin i tyre.