Vetëvendosje publikon letrën e Kurtit drejtuar Mustafës

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, letrën, të cilën kreu i saj Albin Kurti sot ia ka dërguar LDK-së.

Aty shprehet keqardhje për ndërprerjen e takimeve me këtë subjekt. “Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti në letër.

Lideri i VV-së nëpërmjet letrës i ka bërë të ditur Mustafës se nuk ka kthim para 6 dhjetorit të 2019-s.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, nuk ka kthim as para datës 26 dhjetor, kur në krye të Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca.

Kurti në fund të letrës ka kërkuar që LDK-ja të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufës dhe t`i kthehet negociatave!