Thellohet deficiti tregtar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (12.7%) në muajin Dhjetor 2019, në raport me  periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 308,3 milion € krahasuar me deficitin 273,5 milion € në vitin 2018. Eksporti mbulon importin  (8.0%).

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2019 kishte vlerën 26,9  milion €, ndërsa importi 335,2 milion €, është një rënie prej (8.5%) për eksport si dhe një rritje prej (10.6%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2018.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (29.2%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (12.8%) produktet minerale, (12.0%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani,  (11.0%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (7.2%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (6.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (5.1%) produktet bimore,  etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (14.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (13.0%) produktet minerale, (12.7%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.4%) mjetet e transportit, (10.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.0%) produkte të industrisë kimike, (4.8%) produkte bimore, (4.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 11,2 milion €, ose rreth (41.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (52.4%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.4%), Britani e Madhe (5.2%), Danimarka (4.7%), Holanda (2.9%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 162,2 milion €, ose (48.4%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (4.5%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (14.4%), Italia (6.2%), Bullgaria (3.2%), Greqia (3.1%), Sllovenia (3.0%), Kroacia (3.0%), etj.

Në muajin dhjetor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 12,7 milion €, ose (45.2%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (8.7%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (18.6%), Maqedonia (12.8%), Serbia (6.8%), Mali i zi (5.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin dhjetor 2019, arritën në 41,2 milion €, ose (12.3%) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (2.6%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.2%), Shqipëria (4.9%), dhe Serbia (0.2 %).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 3,5 milion €, ose (13.1%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (6.7%), Turqia (3.3%).

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 131,7 milion €, ose (39.3%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.3%) dhe Kina (9.6%).