Me një postim në Facebook, kryeministri i Kosovë Ramush Haradanaj, pa ia përmendur emrin, i është përgjigjur Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini për kërkesat e saj që Kosovë ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.
Një kërkesë të tillë Mogherini e ka bërë edhe mbrëmë duke i telefonuar presidentit Thaçi që kjo taksë të hiqet,
Haradinaj, i cili sot ka marrë pjesë në Konventën e prodhuesve vendorë ka shkruar lidhur me taksën:
Taksa 100%, si vendim sovran i Kosovës, le të shërbejë si porosi për të gjithë se ne jemi zgjuar, të vetdijshëm dhe se jemi vetvetja. Prodhuesit vendorë e kanë përpara një periudhë të artë, të cilën duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmëri në treg. Reforma fiskale, që i fuqizon ata dhe taksa për importet nga Serbia dhe BeH u ka krijuar atyre rrethana më të favorshme, duke iu hequr barrën e diskriminimit. Këtë mëngjes mora pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendorë, ku theksova se Kosova tani ka më shumë vetëbesim dhe prodhuesit tanë po e fitojnë besimin e konsumatorëve në tregun tonë dhe në atë europian.