Donald Trump e shpërndan në Twitter intervistën e fundit të Thaçit

Njeriu më i fuqishëm i botës, Donald Trump e ka shpërndarë linkun e Gazetës Express me intervistën e Hashim Thaçit i cili flet për angazhimin e ambsadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të dhënë për A Show të T7 ka komentuar punën që po bënë rreth dialogut, emisari i Trump, Richard Grenell.

Thaçi në këtë intervistë përballë Adi Krastës ka thënë se punën që e ka bërë Grenell për pak muaj, të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë për 20 vjet. Kjo pjesë e intervistës së Thaçit e publikuar në Express është shpërndarë masovisht në Twitter.

Reklama e sponzorizuar

Të njëjtën e ka shpërndarë edhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump. Ndërkohë Richard Grenell e ka shpërndarë edhe në profilin e tij në Instagram, duke e quajtur një suprizë të këndshme.

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rifillojë pasi Qeveria e Kosovës të largojë taksën e vendosur para një viti nga Qeveria e Ramush Haradinajt. Grenell është duke kërkuar heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet dy shteteve.

Trump vitin e kaluar kishte kërkuar marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kishte thënë se marrëveshja duhet t’i kënaq të dy palët dhe se Serbia duhet të njohë Kosovën.