Gjilani është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se zyrtarja e policisë, Valdete Bllaca, ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e më pas edhe veten.
Siç kanë thënë fqinjët Fisniku, djali i vogël i familjes me gjithë shkollim të lartë, pra që kishte të kryer kriminalistikën, punonte si kamarier në Gjilan.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu, ka thënë se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.