7 të vdekur nga gripi sezonal në Kosovë, ndër ta edhe një fëmijë

7 persona kanë vdekur nga gripi sezonal në Kosovë, derisa dy persona të prekur me grip gjenden në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend ka bërë të ditur se gripi në Kosovë ka kaluar pragun epidemik. Infektologët thonë se javëve të fundit është rritur numri i të prekurve me grip, shkruan sot gazeta “Zëri”.

7 persona kanë vdekur nga gripi sezonal, derisa mbi 16 mijë persona janë prekur me të, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë.

Reklama e sponzorizuar

Pediatri Ramush Beiqi kishte bërë të ditur për gazetën se një fëmijë, i cili ka pasur probleme në zemër, ka vdekur, ngase ishte prekur edhe me grip. Ndërsa 6 personat të tjerë të vdekur nga gripi në Klinikën Infektive thuhet se kanë qenë me influencën A të gripit sezonal.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë për “Zërin” se ka fluks më të shtuar të rasteve të prekura me grip. Ajo ka bërë të ditur se pesë rastet që kanë përfunduar me vdekje kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore, ndërsa njëri rast nuk ka pasur sëmundje shoqëruese, vetëm influencë A. “Prej muajit dhjetor deri tani kemi 6 raste të vdekjes. Ata janë konfirmuar me influencë A. Katër prej tyre kanë pasur edhe sëmundje paraprake kronike, të cilat për ne kanë qenë të njohura.