Banka Botërore planifikon të investojë deri në 300 milionë euro në katër projekte në Serbi vitin e ardhshëm – në bujqësi, tregti, administrim tatimor dhe dixhitalizim, sipas menaxheres për Serbinë, Stephen Ndegwa.
Banka ka projekte shtesë me një vlerë të kombinuar prej 300 milion euro në tubacione dhe deri tani ka shpenzuar 800 milionë euro nga 1.8 miliardë euro të parashikuara në planin investues pesëvjeçar për Serbinë, bëri me dije Ndegwa në për tv publik RTS të dielën.
“Ne kemi disa projekte investimi që po përgatisim, njëra është për tregtinë rajonale, e cila do të ndihmojë Serbinë të lidhet më mirë me rajonin.Ne kemi gjithashtu një projekt për administrimin e taksave dhe një program të menaxhimit digjital, i cili do të vijë vitin e ardhshëm. Në fund, ka një projekt për bujqësinë, “- tha Ndegwa.
Projekti i buxhetit 2019 i miratuar nga qeveria paraqet një hap drejt rritjes së mëtejshme ekonomike, duke ruajtur stabilitetin fiskal, ndërsa në të njëjtën kohë rrit investimet me rreth 300 milionë dollarë, vuri në dukje kreu i Bankës Botërore për Serbinë.
Korniza e Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore për Serbinë për periudhën 2016-2020 fokuson mbështetjen e saj në fushat kyçe të qeverisjes ekonomike dhe rolin e shtetit, si dhe rritjen e sektorit privat dhe përfshirjen ekonomike, sipas informatave të publikuara në faqen e internetit të bankës.