Në Kuvendin e Kosovës është konstituuar Komisioni për Mbikqërjen e Financave Publike.
Kryetari i këtij Komisioni, Bedri Hamza tha se i presin shumë punë, sic janë raportet e 15 ministrive, por edhe komunave dhe agjencive të pavarura.
“Ky komision fushëveprimarinë do ta ketë mbikëqyrjen për rend publik. Është një numër i madh i raporteve që do ti shqyrtojmë në komision, raportet e 15 ministrive. Raportet e 38 komunave, raportet e agjencioneve të pavarura. Përveç raporteve të Zyrës së Auditimit dhe pasqyrave financiarë, jemi të obliguar të shqyrtojmë raportin vjetor, dhe kryerjen e veprimeve të auditorëve të jashtëm. Po mbi të gjitha për ne me rëndësi është ta ngrisim llogaridhënien dhe të interesohemi për vlerën për para sa ka mundësi mu rrit”, tha ai.
Kjo fushëveprimtari u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e këtij Komisioni.
Deputeti Ali Berisha Anëtar i Komisionit, tha se përgjegjësia e këtij komisioni është mjaftë e rëndësishme, andaj kërkoi angazhimin e të gjithë anëtarëve për të dhënë maksimumin e tyre në interes shtetëror dhe qytetar.
“Shihet që është një komision i rëndësishëm për mbikëqyrjen e financave publike dhe normal kërkohet angazhim i të gjithëve. E kemi edhe detyrë të re raportin e performancës ku duhet të angazhohemi të gjithë poashtu është edhe adresimi i rekomandimeve. Në duhet të shikojmë qe matjet e rekomandimeve ti shikojmë a po zbatohen. Kjo ndihmon edhe institucionet dhe shërbimet që kryejnë institucionet”, tha ai.
Albert Kinolli, anëtar i komisionit, tha se edhe në të kaluarën është dëshmuar rëndësia e këtij komisioni, i cili ka sensibilizuar institucionet për rëndësinë e financave publike.
“Disa prej kolegëve kanë qenë skeptik për këtë komision. Nëse asgjë më tepër me punën qe ka bërë ky komision e ka senzilibizu institucionet. Ky komision e ka dëshmuar se duhet të vazhdojë edhe ne të ardhmen. Ky komision duhet të zhvishet nga petku politik”, tha ai.
Në fund u vendos që ky Komision t’i mbajë takimet çdo të mërkure në ora 10:00.