Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Gazeta Express.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që e kanë nisur zyra për media e AAK-së.
“Ju njoftojmë se kryetari Ramush Haradinaj, sot në ora 17:00 mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së”, shkruhet në njoftim.
Kreu i AAK-së, dhe ish kryeministri e ka kundërshtuar dje përmes një shkrimi në Facebook lajmin se qeveria Kurti do të heq taksën e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake.
“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, ka shkruar dje Haradinaj.