Osmani: Reciprociteti ishte vendim i përbashkët VV-LDK, heqja e tarifës përkrahet nga qytetarët

Osmani ka thënë se heqja e tarifës e ka përkrahjen e qytetarëve të Kosovës.

“Nuk mendoj që një vendim i tillë do të duhej të keqpërdorej. E drejta në protestë është e drejtë kushtetuese dhe derisa ato bëhen duke respektuar ligjin dhe është paqësore, atëherë ne nuk kemi asgjë kundër”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se çështja e reciprocitetit ka qenë propozim i dhënë edhe nga LDK-ja.

Reklama e sponzorizuar

Sipas saj, ka pasur vendim të përbashkët që tarifa të zëvendësohet me reciprocitet.

“Mustafa dhënë një propozim për reciprocitetin, ndërkaq nga kryeministri e kemi parë dje. Do të kemi një bashkërendim me SHBA-në dhe BE-në”, ka thënë ajo.