AAK paralajmëron protesta kundër heqjes së taksës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se ky subjekt do ta kundërshtojë në të gjitha format heqjen e taksës 100 për qind të vendosur ndaj mallrave serbe, raporton zeri.info.

Haradinaj madje nuk ka përjashtuar as organizimin e protestave.

“Do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet. Edhe protestat janë mjet demokratik. Kjo nuk është personale me kryeministrin”, theksoi Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar

Paralajmërimi i Kurtit për heqjen e taksës sipas tij është nënshtrim ndaj Serbisë.