Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, thotë se tani është koha që kjo taksë të hiqet, duke hedhur poshtë mundësitë për pasoja në ekonominë e vendit.
Sipas tij Oda Ekonomike e Kosovës që përfaqëson komunitetin e bineseve thotë se sikur kur kanë përkrahur vendimin e ish qeverisë së kalaur do të përkrahin edhe secilin vendim të qeverisë aktuale.
“Ne kur e kemi përkrah vendosjes e tarifës 100 për qind një ndër ato parimet bazë që kemi përkrah ka qenë interesi i vendit, dhe ky ka qenë qëndrim i komunitetit të biznesit përfshirë edhe atyre që kanë improtuar mallra nga Serbia e BEH dhe tash mbi bazën e nëjtë e kemi thënë edhe në letrën që i kemi dërguar kryeminsitrit Kurti që nëse është në interes madhor të Kosovës kominiteti i biznesit përmes odës do ta përkrahin. Ne po besojmë se tash është krijaur një masë kritike që tarifa mund të largohet pa pasoja në ekonomi por në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje që ajo që ka mbet edhe para tarifës dhe nuk është adresaur ende një pjesë e madhe e barrierave tarfiore që ne I kemi lëvizjen e mallrave”, tha Rukiqi për Expose.