Bosnja kërkon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA

Mirko Sharoviq ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjës, Mirko Sharoviq, ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Reklama e sponzorizuar

Taksa prej 100 për qind është vendosur edhe për mallrat serbe andaj Sharoviq ka thënë se nuk kanë nevojë t’u kundërvihen me masa të njëjta por mund të kërkojnë ndëshkimin e Kosovës nga marrëveshja që parasheh tregti të lirë, transmeton Lajmi.net.

“Në mbledhjen e 17 dhjetorit do të njoftojmë Johannes Hahnin dhe Federico Mogherinin”, deklaroi Sharoviq për “TV Alfa”.

Sharoviq ka theksuar se Kosova me inkuadrim në CEFTA ka pranuar faktin se Bosnja e Hercegovina nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe kjo nuk mund të jetë si kusht i tregtisë së lirë.