Një grua 56-vjeçare nga qyteti i Durrësit dyshohet se është shqiptarja e parë që ka humbur jetën në Itali si pasojën e koronavirusit.
Lajmi është konfirmuar nga Vizion Plus pas kontaktit me familjarët e viktimës.
Bëhet fjalë për një grua, e cila kishte qëndruar për gati një muaj në Itali tek vajzat e saj.
Gruaja vuante nga diabeti dhe është infektuar me koronavirusi nëpërmjet dhëndrit të saj.
56-vjeçarja është sjellë në Durrës dhe është varrosur pa ceremoni mortore.