Kryeministri Albin Kurti ka emëruar edhe një këshilltare të huaj në kabinetin e tij.
Ajo është Maria Bamieh ish-prokurore e Eulex në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë zonja Bamieh.
“Për shokët e mi jo -shqipfolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar këshilltare ligjore në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan Bamieh.