Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Kosovës është ri themeluar Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”.
Anëtarë të këtij komiteti me të drejtë vote janë emëruar:
1.1. Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kryesuese;
1.2. Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, anëtar;
1.3. Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, anëtar;
1.4. Emilija Rexhepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar, dhe
1.5. Ivan Milojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal, anëtar.
Me vendimin e miratuar sot janë emëruar edhe anëtarët vëzhgues të Komitetit Drejtues nga Zyra e Rregullatorit për Energji; Korporatës Energjetike të Kosovës; dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Komiteti Drejtues do të marrë vendime në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për çështje që kanë të bëjnë me projektin e termocentralit “Kosova e Re”.









