Numri i të vdekurve nga koronavirusi arrin në mbi 5.000 persona, raporton The Guardian.
Këto shifra janë regjistruar sot nga ekipi i universitetin Johns Hopkins. Numri i saktë i të vdekurve nga koronavirusi është 5.065 persona, ndërsa 136.929 të tjerë janë të infektuar. Sipas raporteve të fundit, numri i pacientëve, të cilët janë duke u trajtuar nga ky virus ka arritur në 69.623 pacientë.
Regjioni me numrin më të lartë të vdekjeve është provinca e Kinës Hubei, ku virusi Covid-19 ishte përhapur për herë të parë. Aty janë regjistruar 3.062 vdekje, të pasuara nga 514 persona të vdekur në Itali./Express/