Qeveria sot e shpalli gjendjen emergjente në shëndetin publik. Por çka do të thotë kjo sipas ligjeve në fuqi?
Më poshtë detajet:
Çka nënkupton Funksioni mbështetës emergjent #-Shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore
ANEKSI
FUNKSIONI MBËSHTETËS EMERGJENT #8 – SHËNDETI PUBLIK DHE SHËRBIMET MJEKËSORE
Funksioni Mbështetës Emergjent 8 – Shëndeti Publik dhe Shërbimet Mjekësore, eshte mekanizëm për te ofruar ndihmë të koordinuar Qeveritare, për plotësimin e resurseve regjionale dhe lokale, në reagim ndaj 1) fatkeqësive mjekësore dhe të shëndetit publik2) incidenteve të mundshme apo aktuale që kërkojnë reagim të koordinuar Qeveritar dhe 3) gjatë zhvillimit të mundshëm të një emergjence mjekësore dhe shëndetësore. Termi “nevojat mjekësore” do te përdoret në tërë aneksin. Shëndeti Publik dhe Shërbimet Mjekësore përfshijnë reagimin ndaj nevojave mjekësore të shoqëruara me shëndetin mendor, shëndetin e sjelljes dhe çështjet e abuzimit me substanca nga ana e viktimave të incidentit dhe të angazhuarit në operacione të reagimit.
FME 8 ofron ndihmë plotësuese për strukturat regjionale dhe qeverisjen lokale në fushat kryesore funksionale në vijim:
Vlerësimi i nevojave mjekësore dhe të shëndetit publik;
Mbikqyrje e shëndetit publik;
Personel të kujdesit mjekësor;
Pajisje dhe furnizime mjekësore/veterinare;
Evakuimi i të sëmuarve dhe të lënduarve
Kujdesi për të sëmurë dhe të lënduar
Sigurimi i medikamenteve të sigurta, preparateve biologjike dhe pajisjeve mjekësore
Gjak dhe produkte të gjakut;
Siguria e ushqimit;
Siguria e produkteve bujqësore;
Konsulta, asistencë teknike dhe mbështetje në të gjitha rreziqet ndaj shëndetit publik dhe mjekësor
Kujdesi shëndetësor ndaj sjelljes
Shëndeti seksual dhe riprodhues
Informacion për shëndet publik dhe shërbime mjekësore
Kontroll të vektorëve
Sigurimi i ujit të pijshëm;
Eliminimi higjienik i ujëra të zeza dhe mbeturinave
Menaxhim të vdekjeve në masë, identifikim të viktimave, dokumentim dhe dekontaminim të mbetjeve mortore .
Mbështetje në kujdesin veterinar
Mbështetja e FME#8 dhe FME#6
Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), udhëheq gjithë reagimin e shëndetit publik dhe shërbimeve mjekësore ndaj emergjencave dhe incidenteve të shëndetit publik të mbuluara me PRK. Reagimi adreson nevojat mjekësore dhe nevojat tjera funksionale të personave në nevojë për kujdes mjekësor, duke përfshirë ndihmën apo mbështetjen për ruajtjen e pavarësisë, komunikimit, përdorimit të mjeteve të transportit dhe sherbimeve qe kërkojne mbikëqyrje.
Ministri i MSh, sipas nevojës, merr kontrollin operativ të reagimit emergjent të resurseve Qeveritare të shëndetit publik dhe mjekësor në rast të emergjencës së shëndetit publik, përveç pjesëtarëve të FSK-së, të cilët mbesin nën kontrollin e Ministrit të Ministrise se Mbrojtjes.
Ministri i MSh, nëpërmjet Zëvendës Ministrit për Gatishmëri dhe Reagim (ZMGR), koordinon veprimet kombëtare të gatishmërisë, reagimit dhe rimëkëmbjes të FME #8.
Këto veprime nuk e ndryshojnë apo e pengojnë autoritetin e asnjë ministrie apo agjencie në mbështetje të FME #8.