Këshilla si të mbroni të moshuarit nga koronavirusi

Daily Mail ka publikuar një artikull me këshilla se si duhet të mbroni të moshuarit nga koronavirusi.

A janë të moshuarit më të rrezikuarit nga koronavirusi?

Po. Mesatarja e personave të vdekur në përgjithësi mendohet të jetë 1-2 për qind. Por, kjo rritet në 8 për qind për personat në vitet e 70-ta, dhe në deri në 15 për qind tek ata mbi të 80-ta. E njerëzit me gjendje të dobët janë edhe më të rrezikuar.

Reklama e sponzorizuar

Si mund të mbrohen të moshuarit?

Siguroheni që ata të mos vijnë deri te një kontakt me virusin. Kjo nënkupton që gjithkush që i viziton ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm për higjienën – duke larë duart dhe ndoshta të qëndrojnë larg nëse janë të ftohur, transmeton Koha.net. Por, mos i shmangni krejtësisht nga kontakti, pasi sipas ekspertëve një gjë e tillë më shumë bën dëm se sa mirë. Kjo nënkupton se ata do të izoloheshin, duke iu shtuar vetminë.

Ata duhet të shmangin turmat?

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të gjithë ata mbi moshën 60 vjeçare, apo ata me probleme shëndetësore, duhet të provojnë të shmangin turmat. Megjithatë, kjo këshillë duhet të merret parasysh nëse ka prova të qëndrueshme se ajo është përhapur brenda komunitetit, derisa sugjerohet që të gjithë të kryejnë rutinën e tyre të përditshme.

A duhet që familjarët të qëndrojnë larg?

Jo, përveç nëse dikujt i është thënë specifikisht që të vetizolohet. Por, prindërit në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm për higjienën e fëmijëve, të cilët duhet të pastrojnë duart të paktën katër herë në ditë.

Çfarë duhet të bëni nëse një të moshuari i është kërkuar të vetizolohet?

Sugjerohet që njerëzit të jenë në kontakt përmes telefonit, postës apo online – për shembull duke përdorur shërbimet bisedave me video për të parë nëse ata kanë nevojë për të blerë apo për të kryer ndonjë porosi. Është shumë e rëndësishme që t’i inkurajoni për të qëndruar aktiv në shtëpi.

Çfarë nëse një i moshuar sëmuret?

Duhet të thërrisni institucionet shëndetësore për të bërë testimin e personit që dyshohet se ka koronavirus. Rezultatet pastaj mund të dalin pas 24 apo 48 orëve.

Si do të trajtohen?

Shumica e pacientëve dërgohen në spital dhe trajtohen në izolim derisa të kalojë virusi. Në disa raste një gjë e tillë mund të bëhet shumë shpejtë – vetëm pesë për qind e pacientëve janë të sëmurë mjaftueshëm që të ketë një përkujdesje intensive.

A është rreziku më i lartë që të infektoheni në spitale?

Jo. Spitalet janë të sigurta sepse kontrolli i infeksionit ka qenë i plotë që nga shpërthimi i koronavirusit.

Si mund të ndryshojnë këshillat për të moshuarit?

Gjatë një epidemie, të moshuarve mund t’u thuhet që të kenë kontakt minimal me botën e jashtme sepse ata janë shumë të rrezikuar, por vetëm gjatë pikës më të lartë të sëmundjes, që mund të zgjasë për tre javë.