“Thyerje” në LDK, disa deputetë nuk do t’i japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Jo të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mbështesin mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Gazeta Blic nga burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vesh se janë disa deputetë që nuk do t’i japin nënshkrimet për këtë mocion.

Reklama e sponzorizuar

Grupi Parlamentar do të mblidhet nga ora 13:00, por jo të gjithë deputetët e LDK-së do t’i japin nënshkrimet. Pos Vjosa Osmanit, do të jenë të paktën edhe dy- tre deputetë që aktualisht nuk kanë disponim për t’i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë”, tha ky burim i Gazeta Blic brenda LDK-së.

Ky burim tha se ka pak gjasa që bre da dy orësj të ndërrohet disponimi i këtyre deputetëve për t’i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk besoj që lideri i LDK-së do të arrij t’i bind këta deputetë që të votojnë pro mocionit, gjegjësisht t’i japin nënshkrimet”, tha ku burim.

Sipas këtij burimi, ka pakënaqësi me vendimin e djeshëm të Kryesisë për rrëzimin e Qeverisë.