Pavarësisht pasojave shkatërruese, ndikimi i uraganeve, tërmeteve, zjarreve dhe tornadove është më shpesh lokal apo rajonal.
Në të kundërt, pandemitë janë globale. Kur ju ndërthurni një pandemi me paqartësinë, ju përfitoni si rezultat një formulë të fuqishme me frikë, madje edhe panik. Për këtë arsye, ata që janë në pozicione drejtuese, duhet të bëjnë një hap përpara dhe të shndërrohen në një prezencë fizike për ata që drejtojnë. Dr. Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive që prej vitit 1984, gjatë krizës së AIDS, nuk po e ekzagjeron, ai po thotë të vërtetën dhe kjo është ajo që liderët duhet të bëjnë.
Hapat e veprimit të lidershipit
Jini i drejtpërdrejtë me njerëzit. Tregojuni atë që mundni në lidhje me punën, mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani, për shembull, se nuk do të pushoni askënd nga puna. Tregohuni i vëmendshëm ndaj fakteve. Dhe kini parasysh se ajo që mendoni se është e vlefshme sot, mund të mos jetë nesër.
Qëndroni në kontakt. Sido që të jetë, nëse punonjësit janë duke punuar në zyrë apo nga shtëpia, jini në dispozicion të tyre. Si ju, edhe ata, ndihen të shqetësuar për punën, po aq sa edhe për pjesëtarët e familjes. Dëgjojini ata. Dhe vazhdoni t’i dëgjoni. Bëni sa të mundni për t’i ndihmuar.
Kujdesuni për veten. Stresi te liderët tani është i madh. Paqartësitë peshojnë. Shpesh, liderët priren të lënë mënjanë shqetësimet personale. Por nëse jeni drejtues i një kompanie, duhet të kujdeseni edhe për veten, të hani ushqime të shëndetshme, të flini mjaftueshëm dhe të bëni ushtrime fizike, nëse mundni. Një dalje për pak minuta jashtë shtëpisë mund t’ju ndihmojë për të kthjelluar idetë dhe të shërbejë si ushtrim fizik.
Bëni kujdes. Ndiqni gjithë këshillat për shëndetin dhe sigurinë, qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë. Teshtini dhe kollituni duke vënë krahun përpara. Shmangni shtrëngimet e duarve. Lajini duart rregullisht. (Ekspertët këshillojnë të këndoni dy herë “Shumë urime për ty”, për të larë duart në mënyrën e duhur.
“Vështirësitë nuk krijojnë një karakter, por e zbulojnë atë”*. Dhe pikërisht shfaqja e karakterit do të jetë e nevojshme. Punonjësit kërkojnë drejtues që nuk u bëjnë bisht përgjegjësive, por i përqafojnë sfidat. Këta liderë nuk mbajnë distancë. Ata delegojnë përgjegjësi dhe autoritet ndërkohë që qëndrojnë në lak duke monitoruar gjithçka që po ndodh.
Pavarësisht se sa e rëndë mund të jetë situata, ajo do të na shfaqë mundësi. Se cilat janë këto mundësi, mund të mos dihen, por një shprehje thotë “mos e shpërdoro kurrë një situatë të vështirë”. Liderët duhet të mendojnë për të ardhmen sa më shpejt t’u jepet mundësia. Për pasojë, vështirësitë zbulojnë më shumë se karakteri; ato nxjerrin në pah talentin.
Ndërkohë që sot, të gjithë ne shpresojmë që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt, ekspertë të shëndetësisë paralajmërojnë se në të ardhmen ne do të na duhet të përballemi me viruse të rinj. Mënyra se si liderët do të veprojnë sot do të përcaktojë modelin se si do të përballen me krizat në të ardhmen.
“Vështirësitë nuk krijojnë një karakter, por e zbulojnë atë”*, James Lane Allen, novelist amerikan.
“Duhet të presupozojmë se gjërat do të shkojnë gjithnjë e më keq”
Anthony Fauci, M.D., drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive