Sot gjatë ditës pritet që të dalin rezultatet për mostrat e pacientëve të cilët dyshohet se janë të infektuar me koronavirus
Lajmin për Express e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti. Ahmeti ka thënë se nuk mund të jap shifër të saktë për numrin e mostrave që janë dërguar në IKSHP, por se rezultatet dalin gjatë ditës.
“Po dhe gjatë ditës së sotme kemi dërguar mostra për analiza. Me shifër nuk e di saktë sa, mirëpo janë dërguar disa. Rezultatet pritet që të dalim gjatë ditës”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në të gjithë vendin të shkojë në 21. Bëhet fjalë për një person me vendqëndrim në Janjevë të Lipjanit, një burrë i moshës 46 vjeçare, i cili ishte kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars.
Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 21 persona të prekur me virusin COVID-19. Rastet e paraqitura janë nga qytetet si Klina, Malisheva, Podujeva, Vitia që janë izoluar.