Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles, e ka konfirmuar edhe njëherë se Lajçaku është diplomati i duhur për të udhëhequr dialogun Kosovë – Serbi.
“Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja”, ka shkruar përmes një cicërime në Twitter Borrelli, përcjell Koha.
Tutje, Borrelli thotë se ai do të bëjë një punë të mirë në rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të shkëlqyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun Beograd – Prishtinë”, përfundon Borrelli.
Emërimin e Lajçakut e ka kundërshtuar në vazhdimësi presidenti Hashim Thaçi.









