Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalim-qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve prej orës 10:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00.
Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kufizohet lëvizja e qytetarëve, në të kundërtën duhet dëshmi nëse jeni i angazhuar në ndonjë punë ose keni ndonjë rast emergjent brenda kësaj periudhe kohore.
Mirëpo, për të marrur leje për qarkullim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njofton qytetarët se lejet për lëvizje të lirë mund t’i merrni në këtë e-mail: leje.mpbap@rks-gov.net.