Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se zbatimi i masës së reciprocitetit është e vetmja mënyrë që mund të çojë në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, raporton Gazeta Express.
Konjufca thotë se nga sot me heqjen e tarifës 100 për qind, besojnë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“Nisur nga sot, Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe e ka zëvendësuar atë me procesin e gradualshëm të reciprocitetit ndaj Serbisë. Besojmë se barazia është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Konjufca në Twitter.
Starting today, #Kosova government has lifted the 100% tariff placed on imports from #Serbia and #Bosnia and replaced them with a gradual process of reciprocity towards Serbia. We believe that equality is the only pathway for the normalization of our relations.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) April 1, 2020