Sot është raportuar për shkarkim të disa pjesëtarëve të stafit diplomatik të ambasadës së Kosovës në Washington D.C dhe të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, në mesin e tyre edhe konsullja Teuta Sahatçiu, djali i Ministres Vlora Dumoshi dhe një familjar i ish-kryeministrit Agim Çeku
Burime të Gazetës Express kanë thënë se nuk bëhet fjalë për shkarkime por për lirim nga detyra pasi që të njëjtve u ka skaduar mandati.
Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka vendosur të tërheqë nga misioni diplomatik edhe djalin e ministres Vlora Dumoshi, Rron Kryeziu i cili ka mbajtur pozitën e konsullit në ambasadën e Kosovës në Washington D.C
Konjufca ka vendosur që të tërheqë nga misioni diplomatik edhe Teuta Sahatqiun.
Sahatqiu mbante pozitën e Konsulles së Përgjithshme të Ambasadës së Kosovës në New York dhe në këtë pozitë ishte emëruar para 5 viteve gjatë koalicioni LDK-PDK.
Para një muaji, Konjufca kishte marrë vendim që të shkarkojë edhe ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitakun dhe disa ambasadorë të tjerë në disa shtete të botës.