Finlanda arrin rekorde në punësim, 72% e popullsisë e punësuar

Përqindja e prgjithshme e popullsisë së punësuar në Finlandë u rrit në 72 për qind gjatë muajit nëntor. Ky objektiv ishte caktuar nga koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë , i cili erdhi në pushtet në vitin 2015. Të dhënat i ka publikuar zyra shtetërore e statistikave.

“Lajme të mira për Krishtlindje. Qëllimi për punësim të 72 për qind të popullsisë është arritur”, tha përmes një postimi në Twitter kryeministri i Finlandës, Juha Sipila. Njoftimi vjen vetëm katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vendin skandinav. Ndërkaq, shkalla e papunësisë është ulur për 1.1 për qind.

Rritja e shkallës së punësimit është shumë e rëndësishme për ekonominë e Finlandës pasi vendi po përballet me mplakjen e popullsisë dhe me zvogëlimin e numrit të taksapaguesve për përkujdesje shtetërore të të moshuarve. Ministri i financave, Petteri Orpo, ka thënë se tash qeveria duhet ta synojë shiftën 75 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Pas një dekade të rezultateve të dobëta, ekonomia e Finlandës është këndellur në dy vitet e fundit, duke shënuar rritje të GDP-së për 2.8 për qind në vitin 2017 dhe 1.6 për qind në vitin 2016, ndonëse shkalla e punësimit në Finlandë ende mbetet më e vogël se në Suedi dhe Norvergji, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.