Arrestohet një zyrtar i ATK-së për marrje ryshfeti në Rahovec

Dy të dyshuar, njëri zyrtar i ATK-së dhe tjetri kontabilisti i tij, dje në Rahovec i kanë marrë ryshfet para kesh 500 euro një person.

Njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë pasi i ka marrë paratë në kundër shpërblim për të mos i ndaluar veprimtarinë qytetarit.

Reklama e sponzorizuar

Me urdhër të prokurorit zyrtari i ATK-së është dërguar në mbajtje ndërsa kontabilisti është liruar në procedurë të rregulltë.