Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se rritja në Azi pritet të jetë zero për qind në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Sipas organizatës, kjo është rritja më e ulët që nga vitet `60.
Një zyrtar i FMN-së për çështjet e Azi-Paqësorit tha se pandemia është më e rëndë se Kriza Globale financiare dhe Azia nuk është imune.
Sidoqoftë, Chang Yong Rhee shton se Azia ka mundësi të regjistrojë një performancë më të mirë sesa rajonet e tjera përsa i përket aktivitetit.
Rhee theksoi se rajoni po kalon faza të ndryshme të pandemisë dhe “Ekonomia e Kinës është vënë sërish në lëvizje”.