Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendos sot për emrin që do të propozojnë për kryeministër.
Tashmë në selinë qendrore të kësaj partie ka filluar mbledhja e kryesisë ku do të vendoset për emrin.
Deri më tani, është bërë e ditur se të gjitha strukturat janë të pajtimit që të nominohet për kryeministër lideri i partisë, Isa Mustafa.
Në selinë qendrore të LDK’së, siç raporton T7 është parë edhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani.
Osmani është shprehur kundër koalicionit me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.