Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës, ai i “Ibër Lepencit”, si dhe bordi i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren janë shkarkuar të enjten nga Qeveria në detyrë.
Qeveria, pas mbledhjes së 26-të, ka bërë të ditur se vendimin e ka marrë shkaku i “keqmenaxhimit dhe shkeljeve të evidentuara edhe nga raportet e auditimit”.
Në vend të tyre, Qeveria ka emëruar borde të përkohshme të drejtorëve:
– Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:
Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:
1. Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;
2. Merita Kasapolli, drejtore;
3. Arbnor Pula, drejtor; dhe
4. Bezad Halilaj, drejtor.
– Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.:
1. Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;
2. Alban Fetahu, drejtor;
3. Bekim Selimi, drejtor; dhe
4. Nazmi Pllana, drejtor.
Në ndërmarrjen publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren:
1. Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor;
2. Arieta Vula-Pozhegu, drejtore;
3. Altin Sahiti, drejtor; dhe
4. Edmond Halimi, drejtor.