Bordi i Ri i Telekomit ka përfunduar mbledhjen, ku në rend dite u raportua se do të jetë shkarkimi i menaxhmentit të kësaj kompanie.
Anëtarët nuk pranuan që të deklarohen për media se për çka u diskutua në mbledhje.
Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në konferencë gjatë ditës e quajti mbledhjen e sotme të paligjshme. Sipas tij, kjo mbledhje është në kundërshtim me Statusin e Telekomit.
Qeveria në detyrë ka shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomin e Kosovës”.
Luljeta Elezaj dhe Teki Shala janë zgjedhur si anëtarë të këtij bordi më 6 mars të këtij viti, me propozim të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hoti.
Vendimi për shkarkimin e dy anëtarëve është marrë në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, ndërkaq siç njoftohet, ata janë zëvendësuar menjëherë.
“Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi”, thuhet në njoftim.