Edhe 28 raste janë konfirmuar sonte me koronavirus në Kosovë.
Kjo ka çuar në 731 numrin total të të prekurve me koronavirusin Covid-19.
Sot janë raportuar edhe 3 raste me të shëruar. Gjithsej janë bërë 292 teste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog.
Pak më herët, nga Klinika Infektive u kumtua se ka vdekur edhe pacientja F.G, viti i lindjes 1947, e cila siç ka mësuar KOHA, kishte pasur edhe 5 diagnoza të tjera përveç koronavirusit.
Deri tash në Kosovë janë 20 të vdekur, 731 të infektuar dhe 165 të shëruar.