Vendosja e maskave është bërë obligative në Gjermani, teksa Italia ka shpalosur planet për zbutjen e masave. Lehtësim i ngjashëm masash është paralajmëruar edhe në Zvicër e Maltë.
Maskat janë obligative në transport publik në Gjermani, dhe shumica e landeve gjermane po i bëjnë ato të detyrueshme për t’u mbajtur edhe në dyqane, raporton BBC, transmeton KOHA.
Në Itali, kryeministri Italian Giuseppe Conte ka njoftuar të dielën për lehtësimin e masave kufizuese. Zyrtarët italianë u rekomanduan qytetarëve të përdorin mbulesa të thjeshta për fytyrë dhe t’ia lënë përdorimin e maskave mjekësore profesionistëve shëndetësorë.
Në Zvicër, floktarët dhe kopshtet botanike janë rihapur dhe shkollat do të hapen më 11 maj.
Ndërkohë, shteti më i vogël i BE-së, Malta, të dielën ka raportuar se nuk ka raste të reja në 24 orët e fundit, hera kjo e parë që ka ndodhur një gjë e tillë në më shumë se gjashtë javë.