Ka më shumë se një muaj që po rri i buzëqeshur dhe tregon se cilësia e ajrit në kryeqytet ka ndryshuar për të mirë.
Makina më pak, biçikleta më shumë e njerëz duke ecur vetëm në orarin e lejuar kanë bërë që parametrat në ekran të rriten.
E diagrami në Institutin hidrometeorologjik të Kosovës shfaq se cilësia e ajrit gjatë kohës së pandemisë nuk ka ndryshuar vetëm në Prishtinë.
Sipas Letafete Latifit, në bazë të kësaj, ata do të ishin të lirë të dilnin për ecje, por tani me masat e Qeverisë nuk u lejohet.
Ndryshimin e cilësisë së ajrit e kanë vërejtur edhe qytetarët. Sipas tyre, pandemia ka nxjerrë disa anë pozitive.
E i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, këtë gjendje e quan “fat në fatkeqësi”.
Ai thotë se do të nisin të punojnë më shumë në krijim të shtigjeve të reja të biçikletave.
Ahmeti ka thënë se duke ngritur vetëdijen për shfrytëzim të transportit publik, ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë për emra të pritoreve të autobusëve.