20 mijë biznese përfitojnë nga kompensimi i punëtorëve, thirrje për hetime të keqpërdorimeve

Ministra e Financave ka filluar me ekzekutimin e shumës prej 170 eurosh, për punëtorët e bizneseve që kanë punuar me humbje.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, janë rreth 20 mijë biznese që gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të mbyllura, raporton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo, sipas Ministrisë së Financave është një numër i caktuar i bizneseve që përfitojnë nga kjo ndihmë.

Deri më 15 maj, bizneset kanë kohë që të aplikojnë për kompensim të pagave të punëtorëve.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës thotë se tashmë kanë filluar keqpërdorimet me këto ndihma.

Lidhur me këtë, Sindikata ka kërkuar edhe hetim nga ana e Prokurorisë.

Pakoja Emergjente është hartuar gjatë muajit mars, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset gjatë kohës së pandemisë dhe vlera e saj arrin në 179.6 milionë euro.