Vetëm pesë të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Pas një rritjeje drastike, me 15 raste në 24 orë, këtë të enjte numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri u luhat sërish.

Drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami deklaroi se mes 204 personave të testuar, kanë dalë pozitivë vetëm pesë qytetarë.

Reklama e sponzorizuar

Numri më të madh të të infektuarve vijon ta mbajë Durrësi.

Aktualisht në Shqipëri janë 167 personave aktivë me COVID-19.