Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, u është drejtuar qytetarëve një ditë para shënimit të festës së Fitër Bajramit, me të cilën përfundon Muaji i Ramazanit.
Tërnava tha se myslimanët gjatë tërë muajit të Ramazanit kanë pasur vështirësi të vizitojnë familjarët e madje edhe të falin namazin, porse kjo u bë për shkak të rrezikut të pandemisë, dhe kësisoj, bëri thirrje që edhe gjatë Fitër Bajramit të shmangen vizitat familjare.
“Jemi privuar për namaze, na ka munguar edhe namazi i taravisë për shkak të pandemisë, mirëpo për shkak të ruajtjes së shëndetit, u desh të merren këto vendime. Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga Zoti”, u shpreh Tërnava, përcjell KOHA.
Sipas njohësve të fushës, Tërnava tha se pandemia po shkon drejt fundit porse virusi është ende në mesin tonë.
“Me zbatimin e udhëzimeve nga kompetentët, treguam kulturë qytetare”, tha ai.
Për Festën e Fitër Bajramit, që falet nga mëngjesi i së dielës, Tërnava bëri thirrje të shmangen vizitat familjare.
“Nuk kemi mundësi ta falim namazin e Bajramit në xhami. Ju porosis t’i shmangeni vizitave familjare sepse rreziku nuk ka kaluar ende”, u shpreh Tërmava.
blob:https://www.facebook.com/11c8741f-502a-4bf4-b6a1-97bba6348f63