Që nga 1 janari në Shqipëri janë mbyllur 4224 pika bastesh

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e lojërave të fatit, që nga data 1 janar, që ishte dhe afati i fundit për këto biznese, janë mbyllur 4224 pika bastesh, njofton ATSH.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dha detaje mbi numrin e kompanive të cilat janë mbyllur deri tani, duke theksuar se Policia e Shtetit do të procedojë të gjitha ata persona të cilët nuk zbatojnë ligjin.

“Janë 4224 pika bastesh që janë mbyllur që nga data 1 janar. Policia do të procedojë të gjitha ato pika bastesh që nuk zbatojnë ligjin”, – theksoi Lamallari.

Reklama e sponzorizuar

Që prej datës 1 janar me hyrjen në fuqi të Ligjit për Lojërat e Fatit, këto biznese kanë ulur qepenat duke ndërprerë aktivitetin e tyre, ndërsa Policia e Shtetit është në terren për të evidentuar ato pika bastesh të cilat operojnë në kundërshtim me ligjin.