Austria planifikon të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për restorantet dhe sektorin e kulturës në 5% deri në fund të vitit për t’i ndihmuar ato të përballojnë goditjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot qeveria austriake.
Plani do të finalizohet në një takim dy-ditor të qeverisë duke filluar nga e hëna, në të cilin edhe masat e tjera stimuluese gjithashtu do të diskutohen për tu finalizuar. Austria gjithashtu ka nevojë për miratim nga Komisioni Europian për këtë veprim.
“Ne do të zbatojmë një ulje të tatimit të vlerës së shtuar në gastronomi (kafene, bare dhe restorante), në sektorët e kulturës dhe në fushën e botimit,” tha ministri i Financave Gernot Bluemel.
Në zbritjen e TVSH-së do të përfshihen edhe biletat e kinemasë dhe muzeve, librat dhe gazetat, tha ministri i Kulturës Andrea Mayer, duke shtuar se bizneset kulturore kanë norma të ndryshme taksimi, kryesisht 10% dhe 13%.
Ushqimi dhe pijet e ofruara në hotele gjithashtu do të preken, tha ministrja e Turizmit Elisabeth Koestinger.
Qeveria e ka njoftuar më parë uljen e TVSH-së për pije joalkoolike në kafene, bare dhe restorante në 10% nga 20% që nga 1 korriku, por rregullat europiane nuk lejojnë uljen e TVSH-së në pijet alkoolike.
“Ne po punojmë këtu me autoritetet europiane për një përjashtim të përkohshëm sepse në këtë situatë jot ë zakontë duhet të jetë e mundur të ndihmohen dhe mbështeten këta sektorë veçanërisht të goditur në mënyrë të jashtëzakonshme nga virusi,” tha Bluemel./Reuters