Një pacient me COVID—19 ka vdekur në Shqipëri në 24 prët e fundit, ndërkohë që janë regjistruar edhe 66 raste të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë të enjten.
Me këtë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Shqipëri është rritur në 39, ndërkohë i të infektuarve në 1.788.
“Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid1-9 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi”, ka thënë Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, përcjell TCH.