Shteti ku koronavirusi po bën kërdi

Brazili mbetet shteti nga Amerika e Jugut me numrat më të lartë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 33.846 raste të reja dhe 1.280 vdekje, raporton Sky.

Reklama e sponzorizuar

Brazili vazhdon të regjistrojë shifra të larta me koronavirus kurse tani ka një total prej 1.402.041 raste positive dhe 59.594 vdekje.

Në gjithë Amerikën e Jugut në 24 orët e fundit janë shënuar 46.357 raste dhe 2.510 vdekje nga COVID-19.